Managed Printing

pse mps

Managed Printing Service është një mënyre bashkohore që u ofrohet klientëve tanë në mënyre që ata të optimiziojnë kostot e printimit dhe në të njëjtën kohë të “shpëtojne” nga stresi i servisit të paisjeve. Duke instaluar tek klienti Printera që e plotesojne kapacitetin e nevojshëm të printimit, duke i furnizuar me konsumabla, letër dhe servis të dedikuar është evident përfitimi financiar dhe eliminimi i stresit në rast defekti. MPS nuk sjell vetëm përmirësim të procesit të printimit por ul ndjeshem printimet e kota në saje të një softi që tregon në mënyre analitike detaje të printimit.

IMPLEMENTIMI I SHËRBIMIT MPS

  • Specialistët tanë studiojnë nevojat e çdo klienti potencial në bazë të numrit të punonjësve, shtrirjes gjeografike dhe specifikave të printimit që mund të ketë.
  • Zhvillojmë një monitorim 2-4 javore të printimeve me pajisjet ekzistuese, ku krijojmë ide konkrete për nevojat e klientit
  • Bashkëbisedojmë me klientin për zgjidhjen më praktike, duke u bazuar tek studimi i bërë.
  • Paraqesim disa versione bashkë me sugjerimet dhe arsyet tona për të përmirësuar dhe ekonomizuar punën e klientit.
  • Implementojmë zgjidhjen MPS.
  • Mirëmbajmë vazhdimisht çdo aspekt të printimit në mënyrë që klienti të ketë një eksperiencë cilësore.

Adresa:

Rr. Murat Toptani, Gjergji Center, Tiranë

Telefon:

042 251 180/1/2/3 ext. 206

Celular

0697070161

partnerë

Na shkruani